Dokument: Artan Grubi ka qenë propozuesi për Prokurorin Kocevski që po burgos njerëzit e BDI-së

Alfax ka zbuluar se është pikërisht Artan Grubit, ish zëvendëskryeministri në arrati nën akuza për keqpërdorime marramendëse dhe njëherësh ‘krahu u djathtë’ i Ali Ahmetit, ai që e ka propozuar Prokurorin aktual, Lupço Kocevskin. Në dokumentin e zbuluar, të datës 15 janar 2024, shihet qartë se është pikërisht Qeveria BDI-LSDM, me nënshkrim të ‘dr. Artan Grubit’, që propozon Lupço Kocevskin ta udhëheqë Prokurorinë Publike. Në dokumentin e shkuar në maqedonisht, drejtuar në atë kohë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Qeveria BDI – LSDM jep ‘shpjegime ligjore’ se pikërisht Kocevski e meriton atë pozitë në shtet. E ndërkohë hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar edhe për 19 persona shtesë. Në mesin e të ndaluarave nga autoritetet janë edhe ish ministrat e BDI-së, Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi, duke shtuar këtu edhe Kreshnik Bekteshin, i cili tani më është në paraburgim. Nga BDI prej disa ditësh ankohen se arrestimet e ish funksionarëve të tyre janë bërë në mënyrë selektive dhe kanë për qëllim nxitjen e tensioneve ndëretnike. Por ajo që duhet thënë është fakti se pikërisht BDI ka propozuar që Lupço Kocevski të jetë Kryeprokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. (alfax.mk)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button