Uji në Shkup i sigurtë për pije

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e kryera fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar prej 1 deri 4 prill mori 166 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 166 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë sot nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.

Këto informata Ndërmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësi dhe siguri të ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kotnroll sanitar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button