Kurti për formimin e qeverisë: Do të vazhdojmë takimet edhe me të tjerët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se kanë nisur takimet zyrtare me krerët e partive politike për formimin e qeverisë së re.
Ai bëri të ditur se sot është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, si dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.
Kurti theksoi se këto takime do të vazhdojnë edhe me përfaqësues të tjerë politikë.
“Kemi filluar me takime zyrtare me krerët e partive politike. Paradite takova Emilia Rexhepin dhe Nenad Rashiqin, ndërsa do të vazhdojmë edhe me të tjerët,” deklaroi ai.