Putin i “shqetësuar” për sulmin e ri të Izraelit në Gaza

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur “shqetësim” lidhur me një sulm të ri izraelit në Gaza dhe ka thënë se Moska është e gatshme të ndihmojë në “de-përshkallëzimin” e situatës.
Në një përmbledhje të një bisede telefonike midis Putinit dhe Emirit të Katarit, Kremlini tha: “U shpreh shqetësim për rifillimin e armiqësive në Gaza, dhe u theksua gatishmëria e të dy vendeve për të promovuar de-përshkallëzimin dhe normalizimin afatgjatë në rajon.”



