Kryeparlamentari kroat telefonon Gashin, i shpreh ngushëllime dhe mbështetje për tragjedinë e Koçanit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Jandrokoviq.

Siç informojnë nga kabineti i kryeparlamentarit për Ora24.tv, gjatë bisedës, Jandrokoviq ka përcjellë ngushëllimet e Kuvendit dhe popullit të Kroacisë për tragjedinë që ndodhi në Koçan dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar çdo lloj ndihme në këto momente të vështira për vendin tonë.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Gashi ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen e ofruar, duke përfshirë ndihmën në hospitalizimin e pacientëve të prekur nga fatkeqësia në Koçan, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për solidaritetin.

Nga kabineti i kreut të Kuvendit poashtu njoftuan se gjatë këtyre ditëve Kryetari Gashi ka pranuar letra ngushëllimi nga shumë vende të rëndësishme të rajonit dhe Europës. Ndër të tjerat, letër ngushëllimi dhe gatishmëri për mbështetje ka pranuar edhe Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, si dhe organizata të rëndësishme, përfshirë Federatën Universale të Paqes, Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe, etj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button