“Vallëzimi Tannura”, një traditë e Ramazanit në Egjipt

“Vallëzimi Tannura” dhe koncertet e muzikës sufi mbahen çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në Beit al-Ghori në Kajro, kryeqyteti i Egjiptit, raporton Anadolu.
Valltarë të veshur me funde shumëngjyrëshe, jelek dhe kapele të bardha, rrotullohen rreth vetes duke luajtur me dajre dhe të shoqëruar nga muzika tradicionale egjiptiane sufi.
Valltarët pasurojnë performancën e tyre duke hequr një nga fundet e tyre me shtresa dhe duke e rrotulluar atë mbi kokë.



