Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e 7 milionë njerëzve në mbarë botën çdo vit

Pedagogu në Departamentin e Sëmundjeve të Gjoksit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Trakya” dhe kryetari i Dhomës së Mjekëve të qyteti Edirne në Türkiye, Celal Karlıkaya tha se sëmundjet e lidhura me ndotjen e ajrit shkaktojnë vdekjen e 7 milionë njerëzve në mbarë botën çdo vit.

Prof. dr. Karlıkaya bëri një prezantim mbi efektet e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut në “Simpoziumin e Krizave Klimatike dhe Edirnesë” të organizuar nga Universiteti “Trakya”.

Ai tha se kriza klimatike në të njëjtën kohë është edhe një krizë shëndetësore. Karlıkaya për Anadolu deklaroi se kriza klimatike prek të gjithë njerëzit, nga foshnjat në barkun e nënës e deri te të moshuarit në aspektin mendor, social dhe fizik.

Karlıkaya vuri në dukje se lëndët djegëse fosile të përdorura në mbarë botën janë faktori kryesor që kontribuojnë më shumë në ndotjen globale të ajrit dhe emetimet e gazrave serrë.

Sipas tij, ndryshimi i klimës dhe ndotja e ajrit rrisin më së shumti sëmundjet e frymëmarrjes.

“99 për qind e njerëzve në mbarë botën tashmë thithin ajër toksik dhe ndotja e ajrit është aktualisht përgjegjëse për një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën. Ndotja e ajrit shkakton 7 milionë vdekje në vit, përkeqëson sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe problemet kronike të frymëmarrjes. Ndikon në rritjen dhe zhvillimin e foshnjave në barkun e nënës dhe rrit rrezikun e kancerit, diabetit, çrregullimit kognitiv dhe sëmundjeve neurologjike”, thekson Karlıkaya.

Ai shtoi se ndryshimet klimatike kanë shkaktuar vdekje duke qenë shkak i shumë fatkeqësive si përmbytjeve, thatësirave dhe uraganeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button