Kasami: Nuk ka patur presion, drejtori i shkollës “Istikball” vet ka dhënë dorëheqje!

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mohuar se ka për shkak të presionit është dorëhequr drejtori i shkollës “Istikball”. Kështu, Kasami, hodhi poshtë pretendimet e këshilltarëve të BDI-së, se drejtori Zija Ademi ka dhënë dorëheqje për shkak presionit që i është bërë.

“Bëhet fjalë për një rast politik, ministri i Arsimit në dështimin e realizimit të obligimeve të tij ndaj qytetarëve për furnizim me libra dhe për të mbuluar shkurtimin drastik të buxhetit për shkollat fillore të Tetovës. Po të kishte mundësinë më të vogël, arsyen, shkakun më të vogël, ministri do t’i kishte marrë ingerencat ashtu si i ka marrë te gjimnazi. Jo, nuk ka aspak presion sepse drejtori ka mundur mos të jep dorëheqje dhe këtë që e ka denoncuar në ministri ka mundur ta denoncojë dhe në këtë rast duke pasur parasysh që Ministria ka mundësi edhe Inspektorati Shtetëror është në kuadër të ministrisë, ka mundur të veprojë”, ka deklaruar kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button