Qeveria thotë se të gjitha klubet e natës që nuk kanë licenca të vlefshme, do të mbyllen

Në mbledhjen që ka majtur sot, Qeveria njoftoi se pas kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në klubet e natës në gjithë territorin e shtetit, vetëm 22 klube nate kanë licenca të vlefshme

“Në territorin e shtetit janë kryer rreth 50 kontrolle gjatë datave 16 dhe 17.03.2025 në objekte hotelierike që kanë licencë për punë si kabare, klub nate, disko-klub dhe disko-klub në ambient të hapur. Në momentin e mbikëqyrjes, subjektet nuk ushtrojnë veprimtari, gjë që është e kuptueshme për shkak të shpalljes së zisë shtatëditore. Megjithatë, bazuar në të dhënat me të cilat disponon Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe kontaktet e realizuara me personat përgjegjës të vetë objekteve hotelierike, janë siguruar dokumentet e nevojshme për mbikëqyrjen. Sipas këtyre kontrolleve, janë paraqitur licenca të vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike, të cilat janë gjithsej 22 në gjithë territorin e shtetit, ndërsa 15 licenca rezultojnë të skaduara”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë.

-Në Shkup ka 13 objekte, nga të cilat vetëm 2 kanë licenca të vlefshme (për kabare), 8 kanë licenca të skaduara, ndërsa 3 nuk kanë fare licencë.

-Në Kumanovë ka 3 objekte, të gjitha me licenca të vlefshme për kabare.

-Në Shtip, Vinicë dhe Dellçevë, nga një objekt është regjistruar si kabare dhe të gjithë posedojnë licenca të vlefshme.

-Në Strumicë ka 4 objekte: 2 me licenca të vlefshme për disko-klub, 1 me licencë të vlefshme për disko-klub në ambient të hapur dhe 1 me licencë të skaduar.

-Në Gjevgjeli ka një objekt me licencë të skaduar.

-Në Veles ka një objekt me licencë të vlefshme për disko-klub.

-Në Manastir ka katër objekte – tre me licenca të vlefshme për kabare dhe një me licencë të vlefshme për disko-klub në ambient të hapur.

-Në Prilep ka dy objekte dhe të dy janë me licenca të skaduara.

-Në Kavadar ka një objekt me licencë të vlefshme.

-Në Veles ka një objekt me licencë të vlefshme për kabare.

-Në Negotinë ka një objekt me licencë të skaduar.

-Në Ohër ka katër objekte – dy me licenca të vlefshme, një me licencë të vlefshme për disko-klub dhe një objekt pa licencë.

-Në Kërçovë ka një objekt me licencë të vlefshme për kabare.

-Në Gostivar ka një objekt me licencë të skaduar.

-Në Tetovë ka gjashtë objekte, nga të cilat për katër nuk ka të dhëna, ndërsa dy kanë licenca të skaduara.

Zëdhënësja e Qerverisë njoftoi se edhe sot Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe po kontrollon të gjitha 22 objektet që kanë licencë të vlefshme për të verifikuar nëse i plotësojnë kushtet minimale teknike që kërkohen për ta marrë atë licencë. Së bashku me institucionet e tjera kompetente.

“Për të gjitha objektet e tjera, të cilat kanë licenca të skaduara ose nuk kanë fare licencë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë vendim për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë së tyre deri në sigurimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe deri në verifikimin e kushteve teknike minimale për ushtrimin e veprimtarisë, me qëllim që të mund të pajisen me licencë shtesë”, thanë nga Qeveria.

Në Ministrinë e Ekonomisë po kryhet verifikim i licencave për të parë nëse ka ndonjë rast të keqpërdorimit të dokumentacionit arkivor, pra nëse ndonjë licencë është regjistruar mbi ndonjë bazë tjetër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button