Arrestohet pronari i një diskoteke në Kumanovë, gjenden mjete piroteknike

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në kuadër të kontrolleve të shpallura në klubet e natës dhe kabaretë, oficerët e policisë nga SVR Kumanovë kapën në flagrancë T.V. (58) nga Kumanova, pronar i një kabareje në këtë qytet, teksa po nxirrte nga automjeti i tij i parkuar përpara kabaresë aparate zjarrfikëse dhe po i fuste në klub.

Menjëherë pas kësaj, oficerët e policisë nga SPB Kumanovë kryen një kontroll në objekt dhe gjetën e sekuestruan mjete piroteknike. Personi u privua nga liria dhe në stacionin e policisë, në prani të një avokati, u zhvillua një bisedë zyrtare me të. Nga inspektorati për mbrojtje dhe shpëtim u lëshuan gjoba administrative dhe u dha një vendim për ndalimin e punës deri në eliminimin e parregullsive.

Prokurori publik është informuar për rastin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button