Shtëpia e Bardhë: Trump u konsultua para sulmit të fundit në Gaza

Izraeli u konsultua me Presidentin Trump para se të niste sulmin e fundit në Gaza, sipas Sekretares për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Huthit, Irani – të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe SHBA-në – do të përballen me pasoja, dhe do të shpërthejë ferri,” tha ajo për Fox News.
“Huthit, Hezbollah, Hamasi, Irani dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani duhet ta marrin shumë seriozisht Presidentin Trump kur thotë se nuk ka frikë të mbrojë njerëzit që respektojnë ligjin dhe të qëndrojë në krah të SHBA-së dhe mikut dhe aleatit tonë, Izraelit.”