Kreshnik Bekteshi me pranga në duar, dërgohet në gjykatë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pak më parë doli nga stacioni i policisë në Karposh në një kombi policor. Bekteshi, i cili ishte në stacionin policor në Karposh që nga dje, tani, sipas burimeve, do të transportohet në Koçani për një hetim te gjyqtari i procedurës paraprake. Po ashtu, në Koçani ndodhet edhe ekipi i prokurorëve, të cilët po bëjnë një inspektim të shkaqeve dhe personave përgjegjës për ngjarjen. Kreshnik Bekteshi dyshohet se gjatë mandatit të tij si ministër i Ekonomisë, ka lëshuar licencën për diskotekën “Puls”, megjithëse ajo nuk kishte kushte për të. Në atë diskotekë humbën jetën 59 të rinj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button