Bytyqi: Deri në fund të vitit ligji për uljen e pagave të funksionarëve
Javën e ardhshme ose më së voni deri në fund të vitit do të jetë gati zgjidhja ligjore me të cilën Qeveria do të ndalojë rritjen e mëtejme të pagave të funksionarëve që pritej të ndodhë në muajin mars, ka njoftuar zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
– Zgjidhjen ligjore ndoshta do t’ia japim Qeverisë, nëse jo javën e ardhshme, deri në fund të vitit. Në Kuvend do të mbeten 61 deputetë, të cilët do të guxojnë të kalojnë zgjidhjen ligjore. Nuk ka mundësi për një zgjidhje tjetër. Thashë që qëndroj rreptësisht që nga marsi të mos ketë rritje të re të pagave zyrtare sipas metodologjisë dhe kjo është më e pakta që mund të bëhet. Dhe mendoj se nuk duhet të bëhet fjalë për bisedë me asnjë palë tjetër”, deklaroi Bytyqi.
Ai përsëriti se nevojitet një konsensus i përgjithshëm i të gjithëve.
– Në mesin e 1260 zyrtarëve ka gjyqtarë, prokurorë, kryetarë komunash, 120 deputetë, 20 ministra, drejtorë…, të gjithë duhet të bien dakord që duan t’u ulet rroga dhe e shihni që në thelb në shoqërinë tonë është e vështirë të arrihet një konsensus për çështje edhe më të rëndësishme, e lëre më të merret diçka nga buxheti” tha Bytyqi.



