Ahmeti flet për sundimin e ligjit dhe integrimet me ambasadorin e BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, David Geer.

Në takim Ahmeti dhe Geer diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian.

“Ahmeti njoftoi ambasadorin Geer për pozicionin e palëkundur proeuropian të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për vazhdimin e konkretizimit të nismës për një fronti të përbashkët veprues që do të trasojë rrugën e sigurt të vendit drejt horizontit të Europës.

Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes demokratike të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për të ardhmen europiane të vendit.

Ahmeti potencoi se në fokusin e koalicionit qeverisës në vazhdimësi kanë qenë ndryshimet kushtetuese dhe përforcimi i mekanizmave për sundimin e ligjit dhe se padyshim ato mbeten prioritet i padiskutueshëm i vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga atje thonë se BDI, do të vazhdojë me të gjithë potencialin e saj të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimësinë e reformimit të vendit në frymën europiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button