Bisedë Mickoski-Rutte për tragjedinë në Koçan, shqyrtohet mundësia për të aktivizuar sistemin e NATO-s për menaxhim të fatkeqësive

Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shkruan TV21. Është diskutuar për tragjedinë në Koçan, ku deri tani së paku ka 59 të vdekur nga zjarri në diskotekën “Puls”.
Për mbi 150 të lënduar, Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s.
“U dërguan mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike. Në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe llogaridhënien për shkaqet e aksidentit”, thuhet mes tjerash në njoftim.