Të lënduarit rëndë nga tragjedia në Koçani do të dërgohen jashtë vendit për kurim

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin me kriza, Stojçan Angellov, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet për transportin e personave të lënduar rëndë në zjarrin në Koçani në spitale të specializuara në disa shtete evropiane.
Ai ka thënë se kanë ardhur oferta për ndihmë nga më shumë shtete.
“Në këtë moment ka mjaftueshëm gjak dhe nuk ka nevojë për aksione shtesë të dhurimit të gjakut për të lënduarit në aksidentin e tmerrshëm në Koçan. Gjithashtu, i kemi të gjitha mjetet materiale të nevojshme dhe nuk kemi nevojë për asnjë lloj donacioni,” tha Angelov.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button