Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Itali

Reshjet e dendura të shiut në rajonet e Toskanës dhe Emilia-Romagna në Italinë qendrore shkaktuan përmbytje dhe vërshime, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, reshjet e dendura të regjistruara që prej ditës së djeshme në rajonet e Toskanës dhe Emilia-Romagna kanë ndikuar negativisht në jetën e përditshme në zona të caktuara.

Për shkak të reshjeve ekstreme në rajonet në fjalë është dhënë alarmi i “i kuq” i nivelit më të lartë, ndërsa niveli i ujit të lumenjve dhe përrenjve në këto rajone është rritur. Për këtë arsye banorëve iu bë thirrje që të qëndrojë larg bodrumeve dhe katet përdhese.

Përroi Rimaggio i cili rrjedh nëpër qytezën Sesto Fiorentino të Firences, kryeqyteti i rajonit të Toskanës, doli nga shtrati në orët e mëngjesit. Për këtë arsye, shumë rrugë u mbuluan me ujë dhe forcat italiane të zjarrfikësve ndihmuan shoferët që u bllokuan me mjetet e tyre. Gjithashtu, edhe bashkia ka paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mos përdorin automjete.

Përveç kësaj rritja e nivelit të ujit në lumin Arno, i cili rrjedh nëpër qytetet Firence dhe Pizës në Toskana, ka arritur në nivele alarmante. Për këtë arsye është lëshuar një paralajmërim për rrezikun e përmbytjeve të shkallës së parë.

Eugenio Giani, president i Qeverisë Rajonale të Toskanës bëri të ditur se situata e lumenjve në rajon, veçanërisht në Arno po monitorohet nga afër nga Mbrojtja Civile dhe se është gati një plan për të larguar ujin e tepërt në rast përmbytjeje në Arno.

Gjithashtu për shkak të shiut, në Firence e cila është një kryqëzim kritik në rrjetin kombëtar hekurudhor u shënuan edhe ndërprerje në udhëtimet e trenave.

Në anën tjetër, shërbimet e trageteve midis ishullit Elba në brigjet e Toskanës në Mesdhe dhe Italisë nuk mundën të realizoheshin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe detit.

Në disa qytete në Toskana dhe Emilia-Romagna ku situata është kritike, shkollat ​​janë mbyllur dhe disa biznese janë mbyllur për sot dhe nesër.

Ndërsa në Bolonja, kryeqyteti i Emilia-Romagna, reshjet e dendura të shiut bënë që të përmbyten disa nënkalime në qendër të qytetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button