Murtezani hap punëtorinë “Qeverisjet Lokale si shtytës të reformave”

Sot në punëtorinë “Qeverisjet Lokale si shtytës të reformave”, së bashku me kryetarët e komunave, përfaqësues të komunave dhe sektorit qytetarë, diskutuam për mundësitë të cilat i sjell Agjenda Reformuese 2024-2027 për:
Zhvillimin lokal, si Decentralizimin fiskal – mbështetjen financiare dhe administrative për komunat.
Digjitalizimin – shërbimet më të shpejta dhe më efikase për qytetarët.
Qëndrueshmërinë – qytete të gjelbërta dhe të zgjuara
Çfarë domethënie kanë reformat për qytetarët?
Më pak burokraci
Infrastrukturë më të mirë
Shërbime më të shpejta nga komunat
Falënderoj UNOPS-in në mbështetjen për organizimin e këtyre punëtorive ku diskutojmë mundësitë dhe përfitimet e Agjendës Reformuese, e cila sjell jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.