Dramë në Izrael: Netanyahu kundër intelegjencës ushtarake Shin Bet

Tensionet shpërthejnë pasi ish-shefi i Shin Bet, Nadav Argaman, paralajmëron se do të zbulojë gjithçka nëse Netanyahu vepron në mënyrë të paligjshme.

“Nëse arrij në përfundimin se Kryeministri ka vendosur të veprojë kundër ligjit, nuk do të ketë zgjidhje tjetër – do të tregoj gjithçka që di dhe që kam mbajtur për vete deri sot.”

Netanyahu u kundërpërgjigj:

“Është kaluar një vijë e rrezikshme e kuqe… asnjëherë më parë një ish-shef i inteligjencës nuk ka shantazhuar një Kryeministër në detyrë drejtpërdrejt në TV.”

Shin Bet reagoi:

“Kjo është një akuzë serioze… fokusi ynë mbetet siguria dhe demokracia.”

Ndërkohë, Netanyahu akuzohet se po përpiqet të shkarkojë kreun e Shin Bet, Ronen Bar, mes një hetimi mbi lidhjet e tij me Katarin – duke ngritur pyetje të mëdha mbi atë që ai po fsheh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button