Trump pret kreun e NATO-s në Shtëpinë e Bardhë: Shpresojmë se Putin do të bëjë gjënë e duhur me armëpushimin

Donald Trump ka pritur në Zyrën Ovale Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, ndërsa presidenti amerikan ka përdorur mundësinë për të përditësuar mediat mbi propozimin e armëpushimit në Ukrainë.

Ai u tha gazetarëve se i dërguari i tij Steve Witkoff është në diskutime serioze në Rusi. Witkoff pritet të takohet së shpejti me Vladimir Putin.

“Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur,” tha ai, duke përsëritur se do të dëshironte të shihte një armëpushim nga Rusia.

Presidenti i SHBA është shkëputur gjithashtu nga kritikat e tij të profilit të lartë ndaj NATO-s dhe vlerësoi Rutte për rolin e tij, duke thënë se ai po bën një “punë fantastike”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button