Rusia pretendon se ka rimarrë qytetin kyç Sudzha dhe 2 vendbanime të tjera në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se forcat e saj kanë rimarrë qytetin kyç Sudzha, i cili u kap nga Ukraina gjatë inkursionit të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se operacioni u krye nga grupi i forcave “Sever”, i cili rimori edhe dy vendbanime të tjera.
Ministria ruse njoftoi se njësitë e grupit të forcave “Sever” çliruan vendbanimet Melovoy, Podol dhe qytetin Sudzha gjatë ofensivës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia synon të rimarrë kontrollin e plotë të rajonit Kursk sa më parë, duke i dhënë përparësi sigurisë së personelit të saj ushtarak dhe civilëve.
“Por, nuk ka dyshim se rajoni i Kurskut do të çlirohet mjaft shpejtë”, theksoi ai.
Ukraina akoma nuk ka komentuar lidhur me pretendimet e Rusisë dhe verifikimi i pavarur mbetet i vështirë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis Moskës dhe Kievit.