Mickoski: Me blerjen e mazutit kancerogjen është rrezikuar jeta e qytetarëve

Këta njerëz, të cilët kanë bërë biznese me qindra miliona euro, praktikisht janë pasuruar në kurriz të qytetarëve duke përdorur mjete të palejuara, do të thosha duke djegur lëndë të tilla të palejuara, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar rastin e blerjes së mazutit kancerogjen.

Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Resnjës, me rastin e vendosjes solemne të gurthemelit të kalimit kufitar maqedono-grek “Markova Noga”, kryeministri theksoi se inkurajon aksione të tilla kundër krimit të organizuar.

“Besimi në gjyqësor është ashtu siç është, nuk kam çfarë të shtoj, por çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë. Por më lejoni t’i falënderoj Ministrinë e Punëve të Brendshme, Byronë për Siguri Publike dhe pjesëtarët e tjerë të MPB-së, sepse njëherë e përgjithmonë duhet të mbizotërojë drejtësia, shteti ligjor dhe ai të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët,” shtoi ai.

Kryeministri tha se nuk do të komentojë më tej dhe do të presë përfundimin e hetimit.

“Le të presim që hetimi të përfundojë, pastaj të mund të komentojmë se cilat janë të gjitha dyshimet e bazuara për të cilat këto persona do të akuzohen. Deri atëherë, do t’i përmbahemi asaj që është bërë publike nga institucionet,” theksoi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button