Publikohen shpallje për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë në ARM

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot përmes një postimi në Fejsbuk njoftoi se është publikuar shpallje publike për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe shpallje për 10 nënoficerë në Armatë.

Në një postim në Fejsbuk, Misajllovski paralajmëron se së shpejti edhe shpallje për pranimin e 60 personave me arsim të lartë në gradën e oficerit.

“Kjo është një mundësi vërtetë e shkëlqyer për të gjithë të rinjtë dhe burra dhe gra të motivuara nga të gjitha bashkësitë etnike, të cilët dëshirojnë që karrierën e tyre të punës t’ia përkushtojnë mbrojtjes së paqes dhe sigurisë së shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Misajllovski, i cili sot është për vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button