Forumi i Gruas i Alternativës organizoi iftarin tradicional: Ky është një moment i veçantë për t’u bashkuar

Gjatë mbrëmjes së sotme u realizua iftari tradicional i Forumit të Gruas të Alternativa në të cilën morën pjesë të gjitha degët e Alternativës në nivel republike.

Kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës, Albulena Demiri Zendeli, me këtë rast ka theksuar se ky është një moment i veçantë për t’u bashkuar, për të forcuar lidhjet tona dhe për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e ndërsjelltë.

“Si Kryetare e Forumit të Gruas së AlternAtivës, kisha nderin dhe kënaqësinë që ti ftoj në iftar të gjitha forumet e grave të të gjitha degëve, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky është një moment i veçantë për t’u bashkuar, për të forcuar lidhjet tona dhe për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e ndërsjelltë.

Shpresoj që ky iftar të shërbejë si mundësi për të reflektuar dhe për të ndarë vlerat e rëndësishme të muajit të Ramazanit, ndërkohë që e festojmë bashkë me motrat dhe gratë e Forumit të Gruas Alternativa”, shkruan Albulena Demiri Zendeli.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button