Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze, bastisën xhaminë Al-Aksa

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze, bastisën xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, izraelitët bastisën xhaminë Al-Aksa të shoqëruar nën mbrojtjen policore.

Një numër i madh izraelitësh kryen ritualet Talmudike në oborrin e Al-Aksës. Policia izraelite gjithashtu rriti sigurinë në portat e Al-Aksës gjatë bastisjes.

– Bastisjet ndaj xhamisë Al-Aksa

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar mes Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, xhamia Al-Aksa ndodhet nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Që nga viti 2003 e deri më sot, izraelitët nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit, pa lejen e Administratës.

Izraelitët po kryejnë gërmime nën kompleksin e xhamisë Al-Aksa, e cila përfshin xhaminë e Kiblës dhe xhaminë e Kupolës së Shkëmbit, si dhe një muze, medrese dhe një oborr të madh, duke pretenduar se aty ndodhen “rrënojat e tempullit të Solomonit”.

Qeveria izraelite mbron idenë se po ruhet “status quo”-ja historike në xhaminë Al-Aksa në të cilën “mund të kryejnë adhurime vetëm muslimanët dhe anëtarët e feve të tjera vetëm mund të zhvillojnë vizita”.

Por, kolonët fanatikë hebrenj janë kapur shpesh në kamera duke u lutur dhe duke kryer rituale fetare gjatë bastisjeve që ata kryejnë në Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button