Palestinezët në Gaza vazhdojnë ta agjërojnë Ramazanin në kushte të vështira

Palestinezët që jetojnë në lagjen Tel al-Hawa të Qytetit të Gazës e ndërpresin agjërimin e tyre çdo ditë përpara rrënojave të shtëpisë së tyre të shkatërruar nga ushtria izraelite.
Familja Shamla duhet të mjaftohet me disa makarona dhe një sallatë për ta larguar urinë e fëmijëve të tyre, pasi ndihmat humanitare ende nuk arrijnë në zonë.
Pavarësisht frymës së solidaritetit dhe bekimeve të Ramazanit, familja Shamleh dhe shumë familje të ngjashme po luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira për shkak të mungesës së ndihmave humanitare.
Faza e parë e një marrëveshjeje armëpushimi hyri në fuqi nga janari, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 48.400 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.