Rumania shpall persona non grata dy diplomatë rusë, reagon Kremlini

Zyrtarët rumunë kanë vendosur të shpallin atasheu ushtarak, ajror dhe detar të Federatës Ruse në Bukuresht, Evgeni Ignatiev si dhe zëvendësin e tij Victor Makovski persona non grata në territorin rumun, njoftoi sot Ministria e Jashtme e vendit.

Siç është raportuar, Bukureshti e ka marrë këtë vendim për shkak se zyrtarët rusë dyshohet se kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, transmeton Adjerpress.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se “Rusia do të japë një përgjigje adekuate”, shkruan RIA Novosti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button