Trampi zbulon: Bajdeni ka ndarë 8 mln dollarë për projektin “homoseksualiteti i minjve”

Elon Musk kishte një vend të spikatur gjatë fjalimit të Presidentit Donald Trump të martën në mbrëmje para Kongresit. Miliarderi u vlerësua makimalisht nga Trump, për punën e bërë për të tkurrur shpenzimet e qeverisë federale.
“DOGE – ndoshta keni dëgjuar për të,” tha Trump, ndërsa përmendi Departamentin për Efikasitetin Qeveritar dhe veçoi Musk.
“Faleminderit, Elon. Po punon shumë,” i tha Trump Musk-ut teksa salla e duartrokiti.
“Ai nuk kishte nevojë për këtë. Nuk kishte nevojë për këtë. Ne e vlerësojmë,” shtoi presidenti, pastaj bëri një gjest nga ana e demokratëve në sallë: “Të gjithë këtu, madje edhe kjo anë, e vlerëson, besoj. Thjesht nuk duan ta pranojnë.”
Gjatë fjalimit të tij para Kongresit, Trump pretendoi se DOGE ka bërë disa zbulime të çuditshme, se ku shkonin paratë e amerikanëve.
Ai tha se 8 mln dollarë janë shpenzuar në programe për të bërë minjtë transgjinorë, deklaratë e cila u mor me rezerva dhe u bë objekt talljeje në rrjete sociale.
“Vetëm dëgjoni disa nga shpërdorimet tronditëse që kemi zbuluar deri tani:
22 miliardë dollarë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore për të ofruar strehim dhe makina falas për emigrantët e paligjshëm.
45 milionë dollarë për bursa të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Birmani.
40 milionë dollarë për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve sedentë. Askush nuk e di çfarë do të thotë kjo.
8 milionë dollarë për promovimin e LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë.
60 milionë dollarë për fuqizimin e popullsive indigjene dhe afrikano-karaibe në Amerikën Qendrore. 60 milionë.
8 milionë dollarë për të bërë minjtë transgjinorë – kjo është e vërtetë.
32 milionë dollarë për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi.
20 milionë dollarë për programin arabisht të “Sesame Street” në Lindjen e Mesme. 20 milionë dollarë për një program.
1.9 miliardë dollarë për një komitet të ri për dekarbonizimin e shtëpive, i drejtuar – dhe e dimë se kush është e përfshirë – në momentin e fundit paratë u kaluan për një grua me emrin Stacey Abrams. A keni dëgjuar ndonjëherë për të?
3.5 milionë dollarë për një kontratë konsulence për monitorimin luksoz të peshqve.
1.5 milionë dollarë për besimin e votuesve në Liberi.
14 milionë dollarë për kohezionin social në Mali.
59 milionë dollarë për dhomat e hotelit për emigrantët e paligjshëm në qytetin e Nju Jorkut. Një biznesmen i pasurive të paluajtshme është pas kësaj, ka bërë shumë para.
250,000 dollarë për të rritur inovacionin e klimës lokale vegane në Zambia.
42 milionë dollarë për ndryshimin social dhe të sjelljes në Ugandë.
14 milionë dollarë për përmirësimin e prokurimeve publike në Serbi.
47 milionë dollarë për përmirësimin e rezultateve të mësimit në Azi. Azia po ecën shumë mirë në mësim, e dini çfarë? Ndoshta na duhen vetë këto fonde.
101 milionë dollarë për kontrata të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Departamentin e Arsimit – shuma më e madhe e paguar ndonjëherë, nuk ka pasur asgjë që i afrohet.
Nën administratën Trump, të gjitha këto mashtrime – dhe ka edhe më keq – por nuk mendova se ishte e përshtatshme të flisja për to, do eleminohen. Janë aq të tmerrshme. Shumë të tjera janë zbuluar dhe ekspozuar, dhe janë eliminuar me shpejtësi nga një grup njerëzish shumë inteligjentë, kryesisht të rinj, të udhëhequr nga Elon, dhe e vlerësojmë këtë. Ne kemi zbuluar qindra miliarda dollarë mashtrim.
Dhe i kemi rikthyer këto para, kemi ulur borxhin për të luftuar inflacionin dhe për shumë çështje të tjera – kemi marrë shumë nga këto para mbrapsht. E kapëm në momentin e duhur. Dhe ky është vetëm fillimi”, tha Trump.