Siri, në tunelet nën shtëpinë verore të Maher Asadit gjenden dhoma me dyer të blinduara

Në tunelet në të cilat ndodhen kasafortat e parave nën shtëpinë verore të Maher Asadit, vëllait të liderit të rrëzuar Bashar Asadit në Damask të Sirisë u zbuluan dhoma me dyer të blinduara që nuk mund të hapen.

Ekipi i AA-së fotografoi shtëpinë verore të Maher Asadit, komandantit të Divizionit të 4-të të Blinduar, njësia më elitare e ushtrisë së regjimit të rrëzuar në Siri.

E ndërtuar në një kodër të lartë me pamje nga kryeqyteti pranë autostradës Damask-Bejrut, rezidenca përbëhet nga tre kate. E rrethuar me mure të larta, ndërtesa ka një pistë për helikopter në oborrin e saj të madh.

Kjo vilë verore në hyrje të saj ka një parking dhe një dhomë mbledhjesh ndërsa në katin e sa më të poshtëm ndodhet një derë e blinduar që hapet në rrjetin e tunelit.

Pas zbritjes së 22 bazamenteve të shkallëve që shkojnë nga dera poshtë, arrihet në seksionin e ndërmjetëm. Këtu vërehet një tunel i cili me sa duket është për qëllime pushimi. Ndërsa kur zbriten edhe 130 bazamente të tjerë të shkallëve kjo të çon në rrjetet e tunelit.

Tërheq vëmendje se tunelet, në të cilat ndodhen ndarje të tilla si linjat elektrike, ajrosje, dhoma gjumi, kuzhina dhe banjo, janë të mbrojtura me dyer të blinduara. Në disa nga dhomat e tunelit kryesor që hapet në ndarjet djathtas dhe majtas, ka kasaforta parash të zbrazura dhe stendat e orëve të markave luksoze.

Në tunele ka dy dhoma me dyer të blinduara të cilat nuk mund të hapen dhe të cilat nuk dihen ende se çfarë ka brenda tyre. Një degë e rrjetit të tunelit e cila është afërsisht 3 kilometra e gjatë, të çon në selinë kryesore të Divizionit të 4-të të Blinduar të ushtrisë së rrëzuar të regjimit. Hyrje automjetesh shihen edhe në tunelet në drejtim të autostradës Siri-Liban.

Fayiz Muhammed, një nga rojet e sigurisë që ruan shtëpinë verore tha për Anadolu se Maher Asad e përdorte shtëpinë verore si zyrë dhe me qëllim për të pushuar.

Ai thekson se në tunelet nën shtëpinë verore ka dhoma u ndodhen kasaforta. “Në tunelet ku ndodhen kasafortat ka ende dy dhoma me dyer të blinduara të cilat nuk janë mundur të hapen. Në shtëpinë verore ka gjithashtu dokumente dhe letra që i përkasin Divizionit të 4-të të Blinduar. Këto dokumente përfshijnë udhëzime dhe shkresa të Maher Asadit”, tha Muhammed.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button