Murtezani: Me Amer Kapetanoviq diskutuam për integrimin ekonomik rajonal si pjesë e rrugës sonë evropiane

Integrimi rahjonal ekonomik si pjesë e rrugës europiane është diskutuar në takimin e ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe ekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Njoftimi i ministrit Murtezani:

Në takimin e sotëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, diskutuam për integrimin ekonomik rajonal si pjesë e rrugës sonë evropiane. U dakorduam se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE.

Plani i veprimit për Tregun e përbashkët rajonal, si pjesë e Planit të rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sjell mundësi të reja për konkurencën ekonomike dhe bashkëpunim më të thellë mes vendeve të rajonit me qëllim përfundimtar përshpejtimin e integrimit në tregun e vetëm evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button