Arteta: Nuk heqim dorë nga titulli kampion

Arsenali nuk do të heqë dorë nga gara për titullin në kampionatin anglez të futbollit pavarësisht diferencës së pikëve me Liverpulin kryesues. Trajneri i topçijve thotë se ende besojnë tek ëndrra për titull
Arsenal po përgatiten për ndeshjen e së mërkurës kundër Notingham. Ndeshja do të zhvillohet në fushën e miqve, por për Arsenal tre pikët janë shumë të rëndësishme për të vazhduar të besojnë te ëndrra për titull.
Java e 27 e kampionatit anglez e gjen Liverpulin në krye të klasifikimit, me një diferencë të konsiderueshme pikësh nga vendi i dytë, Arsenal.

Megjithatë topcinjtë janë të vendosur për të dhënë maksimumin për të fituar titullin e madh.

Teksa ekipi po përgatitet për ndeshjen e se merkurës kundër Notingam, trajneri Mekel Arteta foli për mediat, duke thënë se po punojnë fort për rikthimin në formë të skuadrës pas disfatës ndaj West Ham në fundjavë.

“Ishte një fundjavë zhgënjyese. Në 15 ndeshjet e mëparshme kishim fituar 10 dhe kishim barazuar 5 prej tyre, pikërisht si Liverpool-i, me të njëjtën diferencë golash. Kemi qenë jashtëzakonisht konstantë. Humbja e së shtunës ishte vërtet e vështirë për t’u pranuar, por realiteti është që ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur”.

Për shkak të dëmtimit, 2 sulmuesit Bakaja saka dhe Martinelli mbeten në pikëpyetje nëse do të aktivizohen ose jo , sqaron më tej trajneri.

Për Artetan gara për titull nuk është mbyllur, ndonëse Liverpuli ndodhet 11 pikë para.
“Do të shkoja në shtëpi nëse do të mendoja se nuk mund ta fitojmë titullin. Nëse duam ta fitojmë Premier League, pas gjithçkaje që kemi kaluar, duhet të bëjmë diçka që askush tjetër nuk ka bërë në historinë e kompeticionit. E dimë sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat, të gjithë meritojmë të vazhdojmë të luftojmë”, u shpreh ai.

Nottingham Forest-Arsenal do të luhet nesër në orën 20:30, në stadiumin City Ground Nottingham.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button