Gashi në 80-vjetorin e Gazetës Zyrtare: Një element kyç për informim dhe transparencë në shtetin tonë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në 80-vjetorin e Gazetës Zyrtare të RMV-së.
Gashi ka thënë se Gazeta Zyrtare është një element kyç për informimin dhe transparencën në shtetin tonë.
“Kisha kënaqësinë të marr pjesë në jubileun e 80-vjetorit të NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gazeta Zyrtare, që është një element kyç për informim dhe transparencë në shtetin tonë. Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi punën e palodhur të këtij institucioni gjatë viteve dhe për të uruar suksese në të ardhmen!”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.



