Bislimi thotë se faqja e KQZ-së u sulmua, e cilëson si kërcënim të sigurisë evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur lidhur me çështjen e faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmjen e 9 shkurtit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ai këtë rast e trajtoi si një kërcënim të sigurisë evropiane.

“Jam shumë i lumtur që jam në Poloni sot për të diskutuar sot me kolegët nga ministritë evropiane për një formë shumë të veçantë të kërcënimeve të sigurisë për kontinentin në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi pasur zgjedhje javën e fundit dhe kemi përjetuar këtë formë speciale të kërcënimit të sigurisë lidhur me sulmet që i kanë ndodhur faqes së KQZ-së”, tha ai në fjalimin hyrës në këtë ngjarje.

KQZ-ja është përballur me probleme me serverë në ditën e zgjedhjeve, kur janë numëruar vetëm votat për subjekte politike.
Disa kanë aluduar që faqja mund të ketë qenë shënjestër e ndonjë sulmi kibernetik.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se nuk ka informacione shtesë, pasi tani rasti i takon Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button