Mek Meklung, dominon garën e ngulitëve në natën e yjeve të NBA-s

Basketbollisti i Orlando Mexhik, Mek Meklung, është futur në histori duke u bërë i pari që ka fituar garën e ngulitjeve tri herë rresht në fundjavën e yjeve të NBA-së. Basketbollisti 26-vjeçar, në “Bay Arena” në San Francisko magjepsi me ngulitjet e tij spektakolare. Ndër më impresivet ishte kur e kaloi një veturë dhe nguliti nga prapa. Me këtë rast ai mposhti Andre Xhekson Xhuniorin, Stefon Kestëll dhe Matas Buzelisin.
Ndërkohë Tajler Herro i Majami Hitit është fitues garësë për shënimin e trepikëve. Ai në raundin e fundit realizoi 24 pikë, duke e mposhtur Badi Hieldin e Golden Stejtit. Ndërkohë “Team Kavaliers” i përbërë nga Evan Mobli dhe Donovan Mitçell, fituan garën e shkathtësisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button