‘Palestinezët e liruar nga robëria izraelite janë në gjendje shumë të keqe’

Gjysma e të burgosurve palestinezë të liruar në Bregun Perëndimor u dërguan në spital. Kemi parë këtë situatë vazhdimisht, si në Bregun Perëndimor të okupuar ashtu edhe në Gaza.
Palestinezët e liruar nga robëria izraelite janë në gjendje shumë të keqe. Ata flasin për kequshqyerje, për periudha të gjata urie; për 15 muaj të tërë janë privuar edhe nga produktet më bazike të higjienës. U është lejuar të lahen vetëm çdo 10 ditë për një minutë, sipas urdhrit të ish-ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
Ata flasin për rrahje dhe keqtrajtim edhe gjatë orëve të fundit para lirimit… u është thënë të mos flasin me mediat, të mos festojnë në asnjë mënyrë lirimin e tyre.
Janë kërcënuar me vrasje nëse rifillojnë çdo lloj aktiviteti. Për këtë arsye, shumë nga ata që u liruan sot në Ramallah kërkuan ndjesë për moskomunikimin me mediat. Ata folën hapur për mbikëqyrjen e vazhdueshme, për faktin se nuk u lejohet të flasin.
Shëndeti i tyre është dukshëm i dëmtuar për shkak të muajve të keqtrajtimit.



