Dy fëmijët e Liridona Ademajt merren në përkujdesje nga shteti suedez

Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë.

Burime për Klan Kosovën konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.

Bashkëshorti i saj është edhe porositësi i vrasjes. Ai e inskenoi ngjarjen si grabitje por më vonë policia zbuloi vrasjen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button