Kovaçevski: LSDM fituese e dyfishtë në zgjedhjet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se në zgjedhjet e vitit të ardhshme partia që ai drejton do të korrë fitore të dyfishtë, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Kemi nisur një iniciativë për formimin e një Fronti Evropian me të gjitha partitë politike, organizatat joqeveritare, aktivistët, individët, të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe që mbështesin rrugën evropiane, pa dallim etnie apo ideologjie. Fronti evropian për anëtarësimin në BE, për standardet dhe vlerat evropiane”, ka Kovaçevski gjatë një takimi në Ohër.



