Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik- Samir Iseni njofton për hapjen e Pikës së Re Specialistike të Kujdestarisë në Poliklinikën Bit Pazar

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup Samir Iseni, ka njoftuar për hapjen e Pikës së Re Specialistike të Kujdestarisë në Poliklininë Bit Pazar.
“Sot, së bashku me ekipin tonë të Shtëpisë së Shëndetit Shkup, kemi hapur për herë të parë pikën e re pediatrike të kujdestarisë në Poliklinikën Bit Pazar. Kjo pikë do të funksionojë çdo ditë nga ora 19:30 deri në 07:30, ndërsa të dielave 24 orë.
Hapësira është rinovuar plotësisht dhe është pajisur me mobilie dhe inventar të ri mjekësor, duke krijuar kushte më të mira për trajtimin e fëmijëve nga mosha 0 deri në 14 vjeç nga Shkupi dhe rrethina.
Në këtë qendër të re do të ofrojmë shërbime pediatrike cilësore, duke përfshirë ekzaminime të përgjithshme, qasje terapeutike dhe analiza laboratorike.
Kujdesi shëndetësor për fëmijët është prioriteti ynë!
Ju mirëpresim!”, ka deklaruar Iseni.