Feyenoord mposht Milanin, Bayerni bën detyrën në Skoci

Feyenoord shkakton surprizën e madhe të mbrëmjes. Edhe pse në krizë rezultatesh dhe pa trajner, skuadra holandeze ia doli të mposht minimalisht 1-0 Milanin.

Vendasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ndërkohë që kuqezinjtë zhgënjyen në lojë. Paixao shënoi që në minutën e 3-të duke shfrytëzuar një gabim të portierit Maignan. Dueli i kthimit do të luhet në Milano pas 1 jave.
Bayerni triumfoi 1-2 në ndeshjen e parë, duke u afruar më shumë me kualifikimin. Olise zhbllokoi ndeshjen në minutën e 45-të, ndërohë që më pas ishte radha e Harry Kane. Kur u duk se gjithçka do të ishte formalitet, vendasit rifuten në lojë me Maeda që shënon në minutën e 79-të dhe i jep shpresa skocezëve për duelin e kthimit.

Më herët, Atalanta humbi 2-1 kundër Brugges dhe ndërlikoi planet e saj për t’u kualifikuar në raundin e 16-shes përpara ndeshjes së kthimit të planifikuar për në Bergamo më 18 shkurt.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button