Rusia konfirmon shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Kremlini konfirmoi shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së, me ç’rast i burgosuri amerikan Marc Fogel është liruar në këmbim të një shtetasi rus të burgosur në SHBA, raporton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se shkëmbimi ishte rezultat i “kontakteve intensive” midis Moskës dhe Washingtonit.
“Siç kemi raportuar më parë, puna në këtë fushë ishte intensifikuar kohët e fundit përmes agjencive përkatëse, duke çuar në lirimin e Fogelit dhe një shtetasi rus”, tha ai.
Ai tha se shtetasi rus do të kthehej në Rusi “në ditët në vijim”, pa bërë të ditur identitetin e tij.
“Pasi shtetasi të jetë në territorin rus, emri i tyre do të bëhet i ditur”, shtoi Peskov.
I pyetur nëse vendet e treta ishin të përfshira në lehtësimin e shkëmbimit, Peskov u përgjigj: “Për momentin, nuk kemi asgjë për të raportuar”.
Kthimi i Fogelit u mirëprit dhe u konfirmua nga administrata amerikane. Mësuesi amerikan po vuante një dënim 14-vjeçar në Rusi për akuzat në lidhje me drogën.