Abaz Selmani: Të realizojmë projekte të përbashkëta midis bashkësive etnike

Kordinator nacional për kulturë i qeverisë, Abaz Selmani ka zhvilluar takime me ministrin pa resor të obliguar për dekadën e romve, Shaban Saliu si dhe Zëvendës Ministrin e bashkësive etnike, Nexhdet Mustafa.
Njoftimi i plotë i Selmanit:
Së bashku me bashkëpunëtoren Seida Xhigal, sot patëm kënaqësi që të presim në takim, Ministrin pa resor të obliguar për dekadën e romve, Shaban Saliu si dhe Zëvendës Ministrin e bashkësive etnike, Nexhdet Mustafa
Me to biseduam për zhvillimin e konceptit të multikulturalizimit në shoqërinë tonë si një vlerë e cila na dallon prej shoqërive tjera. Po ashtu u theksua edhe nevoja e realizimit të projekteve të përbashkëta midis bashkësive të ndryshme etnike, me qëllim uljen e paragjykimeve dhe integrimin sa më të lehtë në shoqëri.