Votimi për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA në seancë parlamentare

Kuvendi sot do të mbajë seancën e tij të 34-të, në rendin e ditës të së cilës janë gjithsej 25 pika, përfshirë edhe propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA është pika e katërt në rendin e ditës. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave dhe shumicë sipas parimit të Badenterit.

Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve në një seancë në fund të janarit përcaktoi listën e kandidatëve, në të cilën gjenden: Viktor Pavllovski, i diplomuar në inxhinieri informatike prodhuese nga Shkupi; Sasho Stefanovski, i diplomuar në artin filmik dhe operator televiziv nga Shkupi; Petar Xhurovski, i diplomuar në montazh filmike dhe televizive nga Shkupi; Cvetanka Minovska, gazetare e diplomuar nga Shkupi; Afrona Vrzivoli, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi; Nafije Selmani, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi; dhe Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e komunikologjisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button