Mickoski nuk tërhiqet nga Këshilli gjyqësor: Ka shumë bazë për debat kritik

Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se “ka shumë bazë për një diskutim dhe debat kritik” lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor në Kuvend, duke theksuar se pret që deputetët të votojnë me vullnet të tyrin dhe bindjen se “do të jetë më mirë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. I pyetur se cilat janë pritjet nga seanca e paralajmëruar parlamentare për anëtarët e Këshillit gjyqësor që votohet në Kuvend, Mickoski tha se pret që “anëtarët e Parlamentit të votojnë ashtu siç mendojnë se duhet të votojnë, lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, zgjedhja e të cilit është nën ingerencat e Parlamentit”.

“Mendoj se ka shumë bazë për një diskutim dhe debat kritik, ndërsa secili nga parlamentarët duhet të vendos sipas vullnetit të tij dhe ashtu siç mendon duhet të vendosë, e cila do të jetë më e mirë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Ky është thelbi”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes SHA EMV dhe Grupit bankar KfË. Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë dorëzuar javën e kaluar në Kuvend interpelanca individuale për anëtarët e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Cërvenkovski dhe Selim Ademi.

Sipas Rregullores së Kuvendit dhe afateve, pritet që seanca për diskutimin e interpelancave të mbahet brenda ose në fillim të marsit. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve propozohen nga presidentja e shtetit. Anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote. Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë edhe një zgjedhjeje. Me propozim të presidentes së shtetit, anëtarë të Këshillit janë Vesna Dameva, e zgjedhur në dhjetor të vitit 2019 dhe Milazim Mustafa, i zgjedhur në korrik të vitit 2019.

Anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga Kuvendi janë Tanja Çaçarova-Ilievska e zgjedhur në dhjetor 2021, Pavlina Cërvenkovski e zgjedhur në dhjetor të vitit 2020 dhe Selim Ademi i zgjedhur në dhjetor të vitit 2019. Organi i vetëm për përzgjedhjen, vlerësimin dhe kontrollin e punës së gjyqtarëve dhe gardianit të besimit të qytetarëve në gjyqësor – Këshilli Gjyqësor, e nisi vitin me “kala” presidenciale, dhe e mbylli me karrige bosh në pozitën e kryetarit të Këshillit. Në seancën e 3 janarit të këtij viti, me 13 vota, gjyqtari Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Gjykata e Apelit në Manastir dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar, është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit gjyqësor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button