Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëron ushtrinë të jetë në gatishmëri më të lart pasi Hamasi shtynë lirimin e pengjeve

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përgatitet në “nivelin më të lartë të gatishmërisë” për çdo skenar të mundshëm në Gaza, pasi Hamasi shtyu lirimin e pengjeve duke përmendur shkeljet izraelite të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar, transmeton Anadolu.
Më herët, Hamasi tha se do të shtyjë shkëmbimin e gjashtë, që ishte caktuar për të shtunën në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, për shkak të vonimit të kthimit të njerëzve të zhvendosur në veri të Gazës, duke “shënjestruar ata me granatime dhe të shtëna me armë dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në enklavë”.
Ministri izraelit Katz tha se njoftimi i Hamasit përbën një “shkelje të plotë” të marrëveshjes së armëpushimit.
“Unë udhëzova ushtrinë izraelite të përgatitet në nivelin më të lartë të gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm në Gaza”, tha ai.