Forcat e Armatosura Daneze përgatiten për ta mbrojtur Grenlandën

Pavarësisht nëse kërcënimet e Donald Trump për të marrë nën kontroll Grenlandën janë apo jo reale, Forcat e Armatosura Daneze po përgatiten për çdo eventualitet.

Një nga lëvizjet që tashmë ka përfunduar është që ushtria e vendit të blejë 750,000 palë çorape leshi, disa prej të cilave janë mjaft të ngrohta për t’u përdorur në akullin e Grenlandës.

Porosia është bërë majin e kaluar në një kompani në Finlandë dhe kap vlerën e 4 milionë eurove, edhe pse potencialisht mund të kalojë 10 milionë euro.

Këto janë çorape leshi merino në pesë modele, siç shkruan Politico. Ato më të trashat janë të përshtatshme për akullin e Grenlandës.

Këto nuk janë masat e vetme deri tani që Kopenhagen ka marrë. Në dhjetor, ajo njoftoi se do të shpenzonte 14.6 miliardë korona (1.9 miliardë euro) për të forcuar mbrojtjen e saj në Arktik dhe për të përmirësuar aftësitë e saj të mbikëqyrjes dhe ruajtjes së sovranitetit në rajon.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se kontrolli i Grenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për SHBA-në, ndërsa ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për ta pushtuar atë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button