Rekord, policia kap 921 shoferë në radar

Ministria e Punëve të Brendshme sot (08.12.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 921 drejtues mjetesh, raporton Alfax.

Prej tyre, 37 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 461 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 460 jashtë qytetit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, deklarojnë nga Ministria e Brendshme.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button