Çfarë duhet të dini rreth krizës së Fentanilit në SHBA!

Narkotiku (droga) vdekjeprurës fentanil është bërë një nga arsyet kryesore të administratës Trump për vendosjen e tarifave ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës. Ja çfarë duhet të dini:
- Fentanili është një drogë sintetike e fuqishme, e prodhuar plotësisht nga kimikate, dhe është 50 herë më e fortë se heroina.
- Që nga viti 2000, më shumë se një milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga mbidozat e drogës, shumica prej tyre nga opioidët.
- Fentanili dhe opioidët e tjerë sintetikë kanë qenë shkaku kryesor i krizës në vitet e fundit, me rreth 111,029 persona që vdiqën nga mbidoza në vitin 2022.
- Ky numër u ul me 3 përqind në vitin 2023, duke arritur në 107,543, duke shënuar rënien e parë vjetore të vdekjeve nga mbidozat që nga viti 2018.
- Furnizimet e paligjshme të fentanilit prodhohen kryesisht në Kinë dhe Meksikë dhe më pas kontrabandohen në Shtetet e Bashkuara.
- Kina ishte burimi kryesor i fentanilit që hynte në SHBA, por fluksi ka rënë ndjeshëm që kur autoritetet ndaluan prodhimin e të gjitha varianteve të fentanilit në vitin 2019. /Al Jazeera/