Palestina akuzon Izraelin për ‘spastrim etnik’ në Bregun Perëndimor

Presidenca e Autoritetit Palestinez akuzoi Izraelin për kryerjen e “spastrimit etnik” në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Politikat agresive izraelite në Bregun Perëndimor kanë çuar në vrasjen e 29 qytetarëve, me qindra të plagosur dhe të arrestuar, si dhe në shkatërrimin e tërësishëm të blloqeve banesore në kampet e Jeninit dhe Tulkaremit, zhvendosjen e mijëra njerëzve dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës,” deklaroi zëdhënësi i presidencës së AP-së, Nabil Abu Rudeineh, në një deklaratë për shtyp të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve WAFA.
Abu Rudeineh i bëri thirrje administratës amerikane të ndërhyjë menjëherë “për të ndalur agresionin e vazhdueshëm izraelit kundër popullit dhe tokës palestineze, i cili do të çojë në një shpërthim të situatës.”