“Izraeli të lirojë menjëherë gazetarin palestinez Diaa Al-Kahlout që e arrestoi në Gaza”

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në SHBA bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit palestinez Diaa Al-Kahlout, i cili u ndalua nga forcat izraelite në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
CPJ bëri një deklaratë lidhur me gazetarin Al-Kahlout, i cili u ndalua dje nga ushtria izraelite së bashku me familjarët e tij pasi u zhvesh dhe u rrah.
Deklarata rikujton se palestinezi Al-Kahlout, gazetari i gazetës me seli në Londër dhe i financuar nga Katari, Al Araby Al Jadeed, së bashku me anëtarët e familjes së tij, numri i të cilëve nuk mund të përcaktohet, janë arrestuar dje nga ushtarët izraelitë në rajonin Al Souq të Beit Lahya në veri të Gazës.
Koordinatori i CPJ-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sherif Mansour, lidhur me rastin tha: “Jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet se gazetari Al-Kahlout u arrestua së bashku me anëtarët e familjes në veri të Gazës. Ushtria izraelite duhet të zbulojë vendndodhjen e Al-Kahlout dhe ta lirojë atë menjëherë, ndërsa duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurinë e jetës së të gjithë gazetarëve që mbulojnë luftën dhe familjeve të tyre”.
– E zhveshën dhe e rrahën
Sipas lajmit të gazetës Al Araby Al Jadeed, ku Al-Kahlout punon, kontakti me gazetarin palestinez ka humbur që pasditen e djeshme, ndërsa informacioni për arrestimin e tij është konfirmuar më pas nga familjarët e tij.
Në lajm u theksua se ushtarët izraelitë i drejtuan armët gazetarit Al-Kahlout, e detyruan të linte pas vajzën e saj me aftësi të kufizuar dhe më pas e zhveshën dhe e rrahën.
Kryeredaktori i Al Araby Al Jadeed, Hussam Kanafani tha se punojnë për të mësuar për fatin e Al-Kahlout-it dhe për lirimin e tij.
Kanafani deklaroi se Izraeli qëllimisht vret, synon ose arreston gazetarët për të parandaluar dokumentimin e krimeve të tyre.



