Kryeministri sllovak paralajmëron Ukrainën nëse nuk ndryshon vendimin për gazin rus

Vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndaluar tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës po dëmton ndjeshëm Sllovakinë dhe po i shkakton miliarda dëme të gjithë Bashkimit Evropian dhe nëse kjo nuk ndryshon, Sllovakia do të marrë masa reciproke, paralajmëroi kryeministri sllovak Robert Fico në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Ai ka thënë se diskutimi për çështjen e tranzitit të gazit është iniciuar nga pala gjermane.
“I ripërsërita kancelarit gjerman qëndrimet parimore të qeverisë sllovake se ndalimi i tranzitit të gazit përmes Ukrainës po i shkakton dëm të madh të gjithë BE-së. Nëse vendimi i presidentit Zelensky nuk ndryshon, Sllovakia do të marrë masa reciproke”, ka thënë Fico.
Kryeministri sllovak deklaroi se e informoi Scholzin për propozimin e tij për t’u takuar me Zelenskyn të martën, më 21 janar, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Sipas tij, presidenti ukrainas ende nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
“Takimi ynë në Davos mund të zgjidhë të ardhmen e marrëdhënieve sllovake-ukrainase”, shtoi Fico.